Në shumë zona të Sydney është dhënë urdhër evakuimi për shkak të rrezikut nga përmbytjet.
Reshjet e shiut kanë vijuar prej ditësh duke sjellë përmbytje dhe bllokim rrugësh.
Autoritetet i bëjnë thirrje banorëve që jetojnë në zona të ulëta të largohen, nga ana tjetër kryeministri i NSW, Gladys Berejiklin, gjatë një konference paralajmëroi se një pjesë e bregdetit verior do të përfshihej nga shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme.
Ndërkohë dhjetëra qytetarë janë shpëtuar nga përmbytjet në Uellsin jugor, ndërsa rrugët kryesore janë të bllokuara.
Skaq zyrat e emergjencave njoftuan se një numër shkollash të prekura nga përmbytjet do të mbyllen.
/abcnews.al/