Përmbytje në Somali/ Raportohet për 29 viktima, evakuohen qindra mijëra banorë

schedule22:59 - 10 Nëntor, 2023

schedule 22:59 - 10 Nëntor, 2023

Shirat sezonalë në Somali kanë qenë jashtëzakonisht intensive ditët e fundit. OKB i përshkroi ato si ngjarje që ndodhin “një herë në 100 vjet”.

Autoritetet thonë se të paktën 29 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 300,000 janë zhvendosur.

Parashikimi tregon se në Somalinë jugore priten reshje shumë të dendura në ditët në vijim.

Somalia dhe vendet fqinje të Afrikës Lindore janë goditur nga shira të dendur që nga fillimi i tetorit, vëren BBC. Dhjetëra janë vrarë nga përmbytjet në Kenia dhe Etiopia fqinje.

Somalia konsiderohet si një nga vendet më të cenueshme ndaj ndryshimeve klimatike. Vendi po përjeton reshje më të mëdha se normale, pasi ka dalë nga një nga thatësirat më të këqija në 40 vjet.

Ndërkohë, OKB-ja vlerëson se më shumë se 1.6 milionë njerëz mund të preken nga shirat, ndërsa miliona hektarë tokë bujqësore mund të shkatërrohen.

Kombet e Bashkuara kanë lëshuar 25 milionë dollarë ndihmë. Por agjencia humanitare e OKB-së tha se përpjekjet e shpëtimit po vonoheshin sepse rrugët ishin prerë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!