Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përmbytje në Obot/ Shkodër, fryhen Buna dhe Drini, 500 hektarë tokë nën ujë

schedule18:22 - 12 Janar, 2026

schedule 18:22 - 12 Janar, 2026

Në Obot prurjet e Bunës dhe Drinit sollën rritje të nivelit të liqenit.

500 hektarë tokë bujqësore janë ende nën ujë, ndërsa aksi që lidh fshatin me rrugën kryesore ka prezencë ujë deri në 120 centimetër.

Aktualisht, e vetmja mënyrë komunikimi  dhe lëvizjeje për banorët e Obotit mbeten varkat. Banorët shprehen se uji është lëshuar gjatë natës, duke i gjetur të papërgatitur dhe duke rritur ndjeshëm rrezikun për banesat, bagëtitë dhe tokat bujqësore.



Sipas të dhënave nga ministria e mbrojtjes, në njësinë administrative Dajç, veçanërisht në zonën Urrelat–Shirq, uji ka dalë nga kanalet kulluese duke zgjeruar sipërfaqet e përmbytura.

Sipas Bashkisë së Shkodrës, shkarkimet jane ulur gjate mbremjes se kaluar, por ne Obot pavaresisht uljes së shkarkimeve, efekti i tyre jepet me vone.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!