Përmbytjet e mëdha në jug të Francës kanë detyruar evakuimin e 1600 personave. Shumica e tyre janë vendosur nëpër kampe. Skuadrat zjarrfikese, policia te mbeshtetura edhe nga 4 helikoptere kane ndihmuar ne evakuimin e banoreve te rrezikuar.
Ata, po ashtu, autoritetet kanë njoftuar për zhdukjen e një burri gjerman 70 vjeç, i cili ishte duke drejtuar fëmijët në njërin nga kampet ku strehohen te rrezikuarit.
Zonat më të prekura nga vërshimet janë, Gard, Ardek dhe Drome.
Ministria e Brendshme e Francës ka njoftuar përmes një deklarate se 8 rajone në jug dhe juglindje janë vënë në gjendje të jashtëzakonshme. /abcnews.al