Reshjet disaditore të shiut kanë shkaktuar probleme të shumta në veri të Bosnjë-Hercegovinës dhe në Kroaci. Përmbytje të banesave, vështirësi në qarkullim e mbyllje të disa shkollave, kjo është situata në Bosje Hercegovinë.
Për shkak të rritjes së nivelit të ujit, disa ura janë mbyllur për qarkullim. Alarmuese paraqitet situata në qytetin boshnjak, Sanski Most. Nivelet e ujit të lumenjve Sana dhe Dabar vazhdojnë të rriten, duke krijuar një kërcënim serioz për popullsinë dhe infrastrukturën lokale.
Ekipet e Mbrojtjes Civile kanë dalë në terren, ku po japin ndihmen ne zonat që paraqesin rrezik per jetën e qytetarëve. Për shkak të motit të paqëndrueshëm janë mbyllur disa shkolla në vend.
Në Laktashi, në veriperëndim të Bosnjës dhe Hercegovinës, mbrëmmjen e 27 marsit është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme tëshumta në qytetin e Banja Llukës, situate kritike ne disa lagje të saj.
Në të gjitha shkollat e qytetit të Derventës, e cila eshte pjese e Republikës Srpska, është ndërprerë procesi mësimor për shkak të rritjes së nivelit të ujit të lumit Ukrina. Reshje e vashdueshme kane shkaktuar probleme të shumta dhe në veri në Kroacisë, ku ekipet e emrgjencave civile jane ne gatishmeri.
Sipas Institutit Federal Hidrometeorologjik, reshje intensive priten deri më 29 mars, ndërsa më pas parashikohet stabilizim gradual i motit dhe ndërprerje e reshjeve deri më 3 prill.