Hong Kongu dhe qytetet jugore të Kinës po përballen me reshjet më të mëdha të shiut në histori. Të premten, rrugët dhe stacionet e metrosë u përmbytën në Hong Kong pasi zyrtarët mbyllën shkollat dhe vendet e punës.
700 mm shi ranë nga mesnata e të enjtes në mëngjesin e kësaj të premteje, shoqëruar me stuhi të fuqishme ere. Në 1 orë, sipas observatorit të Hong Kongut ra 158 milimetër shi, nivel rekord që prej vitit 1884.
Të premten, autoritetet e Hong Kongut thanë se të paktën 83 persona ishin dërguar në spital në 24 orët e fundit. Shiu ka shkaktuar edhe rrëshqitje dheu, duke bllokuar disa rrugë.
Shirat e dendur kanë përmbytur gjithashtu Kinën jugore.
Qindra fluturime janë pezulluar në provincën Guangdong, ndërsa autoritetet lokale paralajmëruan për përmbytje dhe këshilluan banorët në zonat e ulëta të evakuohen.
/abcnews.al