Përmbytje masive në Afganistan/ Humbin jetën 21 persona, kishin lidhje familjare mes tyre

schedule21:50 - 25 Shkurt, 2025

schedule 21:50 - 25 Shkurt, 2025

Të paktën 21 anëtarë të dy familjeve humbën jetën nga përmbytjet në provincën perëndimore Farah të Afganistanit të martën, sipas një deklarate nga Ministria e Brendshme.

Zëdhënësi Abdul Mateen Qaniee tha se mes viktimave ishin gra dhe fëmijë dhe se pesë të tjerë pësuan lëndime.

Familjet kishin shkuar për piknik në fshatin Kojar dhe ishin duke u ngjitur në një mal kur u gjendën përpara kushteve të ashpra atmosferike me shiu të madh dhe stuhi breshëri. Ndërkohë përmbytjet e ndodhura vitin e kaluar shkaktuan 315 viktima dhe më shumë se 1600 të plagosur në veri të Afganistanit.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!