Në Gjakovë e Rahovec rrugët janë kthyer në lumenj.
Uji nuk lejon të kalojnë jo vetëm këmbësorët por edhe automjetet. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë rrugë të përmbytur dhe automjete të mbuluare thuajse totalisht nga uji.
Shiu i dendur ka shkaktuar probleme dhe dëme të mëdha pasi uji ka hyre në katet e para të banesave.
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka kërkuar ndihmë urgjente nga Qeveria.
“Që nga orët e para të mëngjesit jemi duke u ballafaquar me gjendje të rënduar, pas reshjeve të shumta të shiut. Po bëjmë çdo gjë çka është e mundshme si komunë, e pas hartimit të raporteve të vlerësimit, do të kërkojmë nga institucionet qendrore në Prishtinë përkrahje direkte për mbulimin e dëmeve”
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka vizituar fshatrat e goditura nga përmbytjet në këto dy komuna./abcnews.al/