Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përmbytje dhe rrëshqitje të dherave në Pakistan, të paktën 12 viktima

schedule14:19 - 30 Mars, 2026

schedule 14:19 - 30 Mars, 2026

Për shkak të përmbytjeve, rrëshqitjeve të dheut dhe shembjes së ndërtesave dhe pjesëve të xhamive si pasojë shirave të rrëmbyeshëm në Pakistan, të paktën 12 persona humbën jetën.

Ndërsa më shumë se 50 u plagosën. Reshjet e dendura të shiut që shkaktuan përmbytje dhe çuan në shembjen e dy ndërtesave në qytetin Bannu në provincën Khyber Pakhtunkhwa të Pakistanit, duke vrarë gjashtë persona dhe duke plagosur 30 të tjerë, njoftuan zyrtarët vendas.

Sipas banorëve dhe zyrtarëve vendas, midis të plagosurve në shembjen e dy ndërtesave në qytetin e Banit, disa prej tyre janë në gjendje kritike.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!