Përmbytet varka në Kongo, raportohet për më shumë se 80 të vdekur

schedule17:05 - 12 Qershor, 2024

schedule 17:05 - 12 Qershor, 2024

Më shumë se 80 njerëz janë vrarë në një aksident me varkë në lumin Kwa në provincën Mai-Ndombe të Republikës Demokratike të Kongos, tha të mërkurën presidenti Felix Tshisekedi.

Aksidentet vdekjeprurëse me varka janë të zakonshme në ujërat e Kongos, ku anijet shpesh ngarkohen shumë përtej kapacitetit të tyre.

“Presidenti i Republikës po bën thirrje për një hetim për shkaqet e vërteta të këtij incidenti fatkeq, për të parandaluar që një fatkeqësi e tillë të përsëritet në të ardhmen”, tha presidenca në rrjetin social X.