Përmbytet varka me emigrantë në lumin Drina ndërmjet Serbisë dhe Bosnjës

schedule14:39 - 22 Gusht, 2024

schedule 14:39 - 22 Gusht, 2024

Autoritetet serbe kanë deklaruar se një varkë me emigrantë u përmbys teksa kalonte nga Serbia në Bosnjë, nëpër lumin Drina.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi se policia serbe u njoftua rreth orës 5 të mëngjesit nga autoritetet në Bosnjë dhe nga një qytetar.

Gjithashtu ministri Daçiç tha se 18 imigrantë, në mesin e të cilëve tre fëmijë, arritën të kalonin në Bosnjë, ndërsa 25 persona ishin në varkë kur ajo u përmbys.

Ndërkohë gjatë kërkimeve janë gjetur shatë trupa emigrantësh.

Imigrantët që shfrytëzojnë të ashtuquajturën rrugë tokësore ballkanike në përpjekjet e tyre për të arritur në Evropën Perëndimore, hyjnë në Serbi nga Bullgaria ose Maqedonia e Veriut përpara se të shkojnë në Hungari, Kroaci ose Bosnjë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!