Përmbyten tokat dhe shtëpitë në Fier, banorët: S’kanë pastruar kanalet

schedule15:37 - 11 Shkurt, 2021

schedule 15:37 - 11 Shkurt, 2021

Reshjet e një nate më parë kanë përmbytur toka bujqësore dhe shtëpi në zonën e Radostinës në Fier.

Gazetarja Valbona Davidhi raporton se, ndodhur pranë kanalit kullues rreth 7 ha toka në anë të rrugës Fier-Seman janë përmbytur ndërsa banorët akuzojnë bashkinë si përgjegjëse të situatës.

“Vetëm gjysmën e kanalit kanë pastruar. Prandaj ndodh kjo. Janë mbytur të gjitha”, thonë banorët.

“Kërkojmë nga qeveria vetëm pastrimin e kanaleve. Të hiqen tubat e kanaleve. Kemi gati 30 vjet me këtë avaz”, thotë një tjetër banore banore.

Reshjet kanë shkaktuar përmbytje sipërfaqësore në qindra ha tokë në Fier por në zona të ulëta si ajo e Radostinës niveli i ujit ka shkuar në 30 cm.

Pastrimi i kanaleve kullues përgjatë dy viteve të fundit ka shmangur përmbytjet në zonat pranë lumit Vjosa si Levani dhe Frakulla të cilat përmbyteshin kur ujërat e lumit vërshonin në kolektorë. Por megjithë punën e bërë nga bashkia e Fierit ende ka zona problematike ku përmbytjet shkaktohen nga mosfunksionimi i kanaleve kullues. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!