Përmbyten qytetet bregdetare në Kroaci, dëme të konsiderueshme materiale

schedule13:21 - 13 Nëntor, 2019

schedule 13:21 - 13 Nëntor, 2019

Përmbytje dhe reshje të dendura në Koraci, ku dëmet më të mëdha janë shënuar në zonat bregdetare. Metereologët parashikojnë një përkeqësim të motit në fillim të fundjavës.

Moti i keq me shi dhe erëra të fuqishme ka përfshirë pjesën më të madhe të qyteteve bregdetare në Kroaci, nga pjesa jugore e Adriatikut, ku uji i detit përmbyti bodrumet e Dioklecianit në Split, deri në Rijekë ku ujërat arritën deri në treg.

Ministria e Brendshme e Kroacisë monitoron situatën në terren për shkak të motit me stuhi duke shkaktuar dëmet e para të martën në pjesën jugore të Kroacisë. Nuk raportohet për persona të dëmtuar, ndërsa dëmet materiale ende nuk janë përcaktuar, sipas Ministrisë së Brendshme kroate. Era e fuqishme jugore, me shpejtësi mbi 140 kilometra në orë në afërsi të Dubrovnikut, bëri që uji i detit të përmbytë brigjet e shumë qyteteve bregdetare në Adriatik, deri në Istria. Një stuhi e fortë u regjistrua në Trogir dhe Kashtela. Meteorologët thonë se moti do të qetësohet gjatë ditës, por reshjet e shiut me erëra sërish do të intensifikohen në fillim të fundjavës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!