“Përmbytën” Italinë me drogë, mbyllen hetimet për 237 të dyshuar! Mes tyre dhe shqiptarë

schedule22:35 - 25 Shtator, 2020

schedule 22:35 - 25 Shtator, 2020

Mbyllen hetimet për 237 të dyshuar italianë dhe shqiptarë të përfshirë  në një trafik të madh kokaine, heroine dhe marihuane në Itali nga Shqipëria, Turqia, Holanda, Spanja, Belgjika, Kosova, Maqedonia, Kroacia, Franca dhe Gjermania.

Trafiku i lëndëve narkotike sipas medias italiane është bërë mes viteve 2001 dhe 2008. Hetimi u koordinua nga Salvatore Curcio, kryeprokurori aktual i Lamezia Terme. Sipas të dhënave, shoqata drejtohej nga Franceso Abbruzzese, ndërsa mes koordinueseve të trafikut të drogës ishin edhe shqiptarët Etmond dhe Alfred Beqiri, vëllezër me njëri-tjetrin si dhe Ndue Sokoli.

Midis akuzave që rëndojnë ndaj tyre është edhe ajo për prodhimin dhe tregtimin e paligjshëm të një përzierje të paracetamolit dhe nitro kafeinës, me ngjyra artificiale që përdoreshin për të prerë heroinë. /mv. abcnews.al