Përmbytën Italinë me drogë, fillon gjykimi i 27 trafikantëve shqiptarë në Itali

schedule09:31 - 21 Tetor, 2021

schedule 09:31 - 21 Tetor, 2021

Ka filluar gjyqi për një grup kriminal të përbërë nga shqiptarë e nigerianë në Itali, të cilët akuzohen se përmbytën vendin fqinj me drogë.

Ditën e djeshme në Prokurorinë Publike të Romës, u prezantuam dokumente me të faktuara me foto lidhur me trafikimin e drogës që rrjeti i shqiptarëve kishte kryer. Ndërkohë Prokuroria italiane thekson se shqiptarët kishin bërë marrëveshje me grupe kriminale nigeriane për të sjellë drogën në brigjet e Italisë dhe më pas për ta shpërndarë në Romë, Brescia, Parma, Isernia dhe Napoli.

Dje në sallën e gjyqit ishin 29 të pandehurit e parë të cilët u përballën me akuzat. Nëntë prej tyre zgjodhën të përballen me një gjyq të zakonshëm, 20 të tjerët zgjodhën marrëveshje për gjykim të shkurtuar.

Ky është grupi i parë që po gjykohet pas aksionit të policisë italiane në marsin e kaluar të koduar “Tibus”. Ky operacion çoi në pranga 55 persona, konkretisht 27 shqiptarë, 23 nigerianë, 4 italianë dhe 1 gambian.

Hetimet kanë origjinën nga stacioni i autobusëve Tibus, terminali i autobusëve i stacionit Tiburtina që cilësohet nga mediat italiane si “qendra nervore” e transportit të drogës.

“Dokumentet e hetimit tregojnë për bashkëpunim midis klanit shqiptar të Vlorës dhe grupeve nigeriane” – thonë prokurorët në urdhrin e arrestit. E.L/abcnews.al/