“Përmbytën” Europën me kokainë, Italia kërkon 280 vite burg për Dritan Rexhepin dhe grupin e tij

schedule12:14 - 23 Shkurt, 2022

schedule 12:14 - 23 Shkurt, 2022

Prokuroria italiane ka kërkuar 280 vite burg për anëtarët e grupit të Dritan Rexhepit. Ndërkohë për të cilësuarin si koka e trafikut të kokainës nga Ekuadori në Europë, Dritan Rexhepi, janë kërkuar 20 vite burg nga organi i akuzës në Itali.  Dritan Rexhepin, u bë i njohur për drejtimin e trafikut të kokainës në të gjithë Europën por edhe për porositjen e rrëmbimit të Jan Prengës, trupi i të cilit nuk u gjet kurrë.

Dritan Rexhepi (me shumë emra) në Shqipëri rezulton i dënuar në mungesë me 25 vite burgim, për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998.

Rexhepi është në kërkim nga të paktën 3 shtete (Shqipëri, Spanjë dhe Itali).  40-vjeçari nga Vlora është arratisur jo pak herë nga burgu, në vitin 2007, nga Policia e Durrësit, në Shqipëri, në 2011, nga burgu i Vogheras, Itali, dhe nga burgu Merksplas, Belgjikë, në të njëjtin vit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!