Në Librazhd për shkak të reshjeve të dendura të shiut të rëna ditët e fundit ka probleme në njësinë administrative Pishkaksh të bashkisë së Përrenjasit.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se HEC-i i Lingajcës ka sjellë përmbytjen e disa banesave dhe tokave të bukës të mbi 15 familjeve.
Ndërkohë kujtojmë se HEC-i u ndërtua gjate kohës së pandemisë banorët protestonin dhe nuk i lejonin, por sot ka sjellë përmbytjen e tokave të tyre.
Banorët të shqetësuar dhe theksojnë se dhe pse kanë dy vite që ankohen në bashki nuk kanë marrë asnjë përgjigje./abcnews.al