NBA është kampionati më i fortë dhe më spektakolar në botë. Ata që nuk e besojnë këtë, duhet të shihnin një ndeshje si ajo mes Oklahoma City dhe Minnesota.
Sfida pritej të ishte e fortë, por në parket skuadrat I tejkaluan parashikimet, duke dhuruar një finale sa emocionuese aq edhe dramatike, me përmbysjen e pamundur të miqve vetëm në kohën shtesë.
“T-Ullfs” triumfuan në fund me vetëm tri pikë diferencë në rezultatin 128-131, duke kthyer fatin e një ndeshje të dominuar nnga vendasit në tre periodat e para.
E udhëhequr nga ylli, Xhilxhous-Aleksandër me 39 pikë, 10 topa të kapur në tabelë dhe 8 asist, Oklahoma kishte fitoren në dorë, pasi mbylli treçerekun e ndeshjes me 22 pikë diferencë.
Por kur pritej që të zotët e shtëpisë të ruanin diferencën, pse jo ta bënin atë më të thellë, për çudi të të gjithëve, në periodën e katërt dhe të fundit erdhi reagimi i Minessota, që barazoi rezultatin në fund të kohës së rregullt.
Në shtesë, Timberullfs ruajtën ritmin, duke festuar një fitore të çmendur. Merita për këtë I shkon lojës së skuadrës, pasi katër basketbollistë të Minessota e mbyllën ndeshjen me dy shifra dopjo.
Me këtë sukses, Minessota ngjitet në vendin e shtatë në klasifikimin e Konferencës së Perëndimit, duke u afruar me zonën që të dërgon direkt në 1/8 e fazës së play off.
Nga ana tjetër, për Oklahoma, kjo humbje I prish serinë pozitive, por nuk I rrezikon kresimin në renditjen e Perëndimit. /abcnews.al

