Vetëm tre sfida, por shumë spektakël në mbrëmjen e NBA. Një fitore për ata me zemër në dorë siguroi San Antonio. Spurs mundën Phoenix me vetëm një pikë diferencë në rezultatin e përgjithshëm 115-114, falë një përmbysje vetëm në minutat e fundit.
Njeriu i fitores për San Antonio ishte Johnson, në rolin e shënuesit më të mirë me 27 pikë. Paraqitjen më të mirë sezonale bëri edhe Victor Wembanyama, që kontribuoi me 18 pikë në fitoren e madhe të Spurs.
Nga ana tjetër, për Phoenix nuk mjaftuan 26 pikët e Kevin Durant, mbi të cilin rëndon edhe gabimi në koshin vendimtar që vendosi fatin e sfidës.
Fitore edhe për Los Angeles Clippers, që kaluan Orlando Magic me 16 pikë në rezultatin përfundimtar 118-102.
Deçiziv Paul George me 27 pikë dhe me një përqindje shumë të lartë të saktësisë në gjuatjet nga fusha. Edhe Russel Westbrook nuk zhgënjeu me 18 pikë të tjera për Clippers që thellojnë në 3-1 serinë pozitive në këtë sezonin e rregullt të NBA.
Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, festa ishte për New York Knicks, që mundën në transfertë 109-91 Cleveland.
Për vendasit nuk mjaftuan 26 pikët e Donovan Mitchell në formatin e një lideri të vërtetë.
Fitorja e Knicks u firmos nga dyshja e yjeve Brunson dhe Randle, me nga 19 pikë secili si dhe 10 topa të kapur në tabelë. Për njujorkezët, ky ishte suksesi i dytë në katër ndeshjet e para të sezonit të ri në basketbollin amerikan. /abcnews.al