Përmbyset varka me emigrantë në Mesdhe, vdes 18-vjeçarja

schedule12:34 - 4 Prill, 2024

schedule 12:34 - 4 Prill, 2024

Një vajzë 18-vjeçare nga Gambia ka vdekur në Detin Mesdhe, pasi një varkë me emigrantë u përmbys 60 kilometra larg ishullit italian të Lampedusa. Trupi i pajetë u identifikua nga kushërinjtë, 19 dhe 18 vjeç, me të cilët po udhëtonte.

Ndërkohë, roja bregdetare italiane shpëtoi 45 emigrantët e tjerë që ndodheshin në varkë dhe i dërgoi në Lampeduza.

Ishulli jugor i Italisë është një destinacion i shpeshtë për varkat me emigrantë që vijnë nga Afrika e Veriut.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!