Përmbyset trageti në Nigeri, të paktën 26 viktima

schedule21:46 - 10 Shtator, 2023

schedule 21:46 - 10 Shtator, 2023

Të paktën 26 persona vdiqën dhe të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një traget u përmbys në një liqen në Nigeri të dielën, thanë zyrtarët lokalë, tragjedia e dytë fatale në vend në tre muaj.

Zëdhënësi i guvernatorit të shtetit, Bologhi Ibrahim tha se varka po transportonte mbi 100 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, në zonën e qeverisjes lokale të shtetit Mokwa.

Viktimat po shkonin në fermat e tyre. “26 persona, kryesisht gra dhe fëmijë janë konfirmuar të vdekur, më shumë se 30 persona janë shpëtuar, ndërsa një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar”, tha Ibrahim.

Në korrik, më shumë se 100 njerëz u mbytën kur një varkë e mbingarkuar u përmbys në një pjesë të largët të të njëjtit shtet, në një nga fatkeqësitë më të këqija në vite./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!