Përmbyset minibusi me 24 persona, asnjë i mbijetuar

schedule08:25 - 7 Gusht, 2023

schedule 08:25 - 7 Gusht, 2023

Një tragjedi ka tronditur Marokun, ku raportohet se, 24 persona kanë vdekur pasi minibusi me të cilin po udhëtonin u rrëzua në një zonë malore. Autobusi po çonte njerëzit në treg në Marokun qendror, kur u përmbys në një kthesë.

Nuk dihet shkaku i aksidentit në rrugën për në qytetin Demnate, rrëzë maleve të Atlasit. Raportohet të jetë një nga aksidentet më vdekjeprurëse në vend.

“Të gjithë pasagjerët kanë vdekur”, tha  Youssef Makhloufi, drejtor i spitalit Demnate.

Dy gra dhe një fëmijë ishin në mesin e viktimave.

/abcnews.al