Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përmbyset gomonia me emigrantë që ishte nisur drejt Anglisë, mediat franceze: 27 viktima

schedule17:52 - 24 Nëntor, 2021

schedule 17:52 - 24 Nëntor, 2021

Dhjetëra emigrant kanë gjetur vdekjen në kanalin mes Francës dhe Britanisë së Madhe. Mediat franceze raportojnë se janë 27 persona të cilët kanë humbur jetën pasi një gomone me të cilën udhëtonin është fundosur.

Peshkatarët fillimisht raportuan se zbuluan 15 trupa që notonin në ujë rreth orës 14:00 Gomonia raportohet se po përpiqej të arrinte në Mbretërinë e Bashkuar kur u përmbys.

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin raportohet se po shkon në vendin ku ka ndodhur ngjarja.

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!