Shtatë emigrantë janë plagosur gjatë një aksidenti në Maqedoninë e Veriut. Mësohet se furgoni me të cilin ata udhëtonin është përmbysur në rrugën Strumicë-Vallandovë.
Siç thonë nga SPB Strumicë, shoferi i furgoni ka ikur, ndërsa hetim në vendin e ngjarjes ka kryer policia dhe prokuroria.
Gjatë shpëtimit të të lënduarve kanë marrë pjesë zjarrfikësit e Strumicës, të cilët kanë përdorur makinë speciale.
Ky është aksidenti i dytë brenda dy ditëve, ku aksidentohet makina me emigrant.

