Përmbyset autobusi me studentë në Itali

schedule09:57 - 8 Maj, 2023

schedule 09:57 - 8 Maj, 2023

Një autobus në të cilin kishte kryesisht studentë që udhëtonin për në shkollë u përmbys anash rrugës në Azzano Mella, në zonën e Brescias. Aksidenti ndodhi mnëngjesin e sotëm pak para orës 7.

Të përfshirë ishin rreth njëzet persona, por sipas raportimeve nga mediat italiane nuk kanë pasur lëndime serioze. Studentët kanë marrë vetëm disa lëndime të lehta si pasojë e aksidentit.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Policia rrugore, ambulancat dhe shërbimet e shpëtimit me helikopter mbërritën menjëherë në vendngjarje./abcnews.al