Të paktën 28 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor që u regjistrua mbrëmjen e së martës në Iran.
Sipas të dhënave paraprake, autobusi i mbushur me pelegrinë doli nga rruga, për tu përmbysur në pjesën qendrore të provincën Yazd.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, teksa mësohet se pelegrinët po udhëtonin për të marrë pjesë në një ceremoni fetare për nder të një shenjti që ka vdekur në shekullin e shtatë.
/abcnews.al