Ekipet e kërkim-shpëtimit po kërkojnë për anëtarët e zhdukur të ekuipazhit të një anijeje të madhe tregtare pasi u përmbys në shtetin amerikan të Louisiana.
Rojet bregdetare kanë raportuar se kanë shpëtuar 6 persona nga 18 që ishin në bord.
Në një deklaratë, Garda Bregdetare e SHBA-së tha se kishte marrë një njoftim në 16:30 se një anije ishte përmbysur rreth tetë milje larg nga bregu.
Dy roje bregdetare shpëtuan nga një person secili, ndërsa ekuipazhet e anijeve civile nxorën katër persona të tjerë nga uji. Deri më tani janë angazhuar 4 roje bregdetare, 4 anije shpëtuese për të kërkuar pjesën tjetër të ekuipazhit që rezulton i zhdukur.
Sipas të dhënave, një total prej 951 anije kanë humbur në 10 vitet e fundit – 15 prej tyre në 2019. Një e treta e anijeve kanë humbur në vitin 2019 në Kinën Jugore, Filipinet dhe Indonezi duke e përshkruar këtë zonë si “pikë e nxehtë globale”./abcnews.al