Përmbyset anija e peshkimit në Spanjë, raportohet për dy të vdekur dhe një të zhdukur

schedule12:48 - 3 Prill, 2023

schedule 12:48 - 3 Prill, 2023

Dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pasi përmbysjes së një anije peshkimi mëngjesin e së hënës në brigjet veriore të Spnjës. 7 anëtarë të ekuipazhit u shpëtuan, sipas autoriteteve spanjolle.

Anija u fundos rreth orës 5:30 të mëngjesit ndërsa ishte afër Cabo Mayor, pranë gjirit të Santander, kryeqyteti i Cantabria.

Ende nuk dihen shkaqet e fundosjes.

Përfaqësuesi i autoriteteve lokale të Cantabria, Ainoa Quinones, tha se viktimat  janë një shtetas spanjoll dhe një shtetas ganez. Personi i zhdukur është peruan. Sipas saj, një nga shtatë të shpëtuarit është në gjendje kritike.

Tragjedia e mëparshme detare që përfshin një anije peshkimi nga Spanja daton në 15 shkurt 2022, kur anija Villa de Pitanxo u fundos 450 kilometra larg brigjeve të Newfoundland në Kanada, me 24 anëtarë të ekuipazhit në bord.

Tre marinarë u shpëtuan, ndërsa trupat e vetëm nëntë prej 21 të vdekurve u gjetën. Ekuipazhi përbëhej nga 16 spanjollë, pesë peruan dhe tre ganezë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!