Sipas “BBC” Byroja Amerikane e Mbrojtjes Financiare të Konsumatorit ka marrë vendimin që përmbaruesve i’u lejohet që të kontaktojnë qytetarët që nuk kanë paguar kreditë edhe në rrjetet sociale. Shumë njerëz e kanë kundërshtuar këtë rregull të ri për shkak se e kanë quajtur si dhunim të privatësisë.
Përmbaruesit kanë të drejtë që t’i çojnë mesazh qytetarit por jo t’i lënë koment në postimet e tyre. Drejtuesi i një kompanie që merret me mbledhjen e borxheve deklaroi se ky është një hap i vogël në modernizimin e komunikimit me klientët.
Kritikët e vendimit mendojnë se mesazhet mund t’iu çohen personave të gabuar pasi një pjesë e qytetarëve nuk i përdorin në mënyrë të vazhdueshme rrjetet sociale. Vendimi pritet të prekë miliona amerikanë. / abcnews.al