Përmbaruesi Basha sh.p.k ka zbarkuar në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit për të ekzekutuar vendimin e gjykatës kundër presidentit të federatës duke ndaluar asamblenë e paligjshme që mendon të zhvillojë FSHF.
Gjykata ka pranuar kërkesën për sigurimin e padisë duke urdhëruar përmbarimin për ekzekutimin e vendimit. Gjykata urdhëroi pezullimin e efekteve juridike të vendimin nr.1, datë 10.01.2022 të Komisionit të Verifikimit të FSHF-së, si dhe të çdo veprimi apo akti tjetër të dalë në zbatim të këtij vendimi, për realizimin e mbledhjes së asamblesë së përgjithshme të zakonshme zgjedhore të FSHF-së, të datës 02.03.2022, deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë.
Kështu që, tani asambleja zgjedhore nuk mund të zhvillohet. Nëse Armand Duka apo drejtuesit e tjerë të FSHF-së do të tentojnë të pengojnë zbatimin e vendimit të gjykatës, sipas nenit 606 të Kodit të Procedurës Civile dhe të nenit 320 të Kodit Penal, rrezikon nga 2- 3 vite burg./ panoramasport.al