Përmbarimi i Sarandës zhbllokon 7636 kg produkte të skaduara

schedule15:34 - 1 Gusht, 2019

schedule 15:34 - 1 Gusht, 2019

Zyra Përmbarimore e Sarandës ka lejuar daljen në treg të 7 mijë e 636 kilogramë produkteve ushqimore të skaduara. Ndërsa Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka zhbllokuar magazinën e produkteve ushqimore pa licence ku dhe prodhohej sallam.

Masat janë marrë tre ditë pasi Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vendosi të asgjesojë ushqimet e konsideruara të rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve dhe vendosi të bllokojë aktivitetin e subjektit pa licencë që i tregtonte.

AKU përmes një njoftimi për shtyp thotë se i gjithë procesi është mbyllur nga gjykata brenda 24 orësh, veprim që sipas këtij institucioni krijon dyshime për një situatë anormale.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i konsideron vendimet e marra në kundërshtim me ligjin ndërsa thotë se ka ezauruar të gjitha detyrimet e tij. Materialet shkresore AKU do t’i referojë pranë organeve të tjera ligjzbatuese për veprime të mëtejshme./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!