Përlotet Erjona Rusi në “T’ka mami yll”: Një person i afërt i imi vuan nga kanceri i gjirit

schedule23:02 - 16 Tetor, 2021

schedule 23:02 - 16 Tetor, 2021

Erjona Rusi është përlotur pas performancës së Kristinës në Dance Reality Show “T’ka mami yll”. Gjithçka ka ndodhur pasi kjo e fundit preu flokët në skenë. Si pasojë, Erjonës i ka ardhur nëpërmend Tetori si muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.

Sakaq, me lot në sy, ajo ka treguar se ka pasur një person të afërt me këtë sëmundje.

“E di çfarë po mendoja të them të drejtën kur pash Kristinën të presë flokët se është Tetori Rozë. është tetori i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit dhe sinqerisht po më dridhen duart kur mendova këtë pjesën e kushedi sa gra, sa vajza mbeten pa flokë për shkak të kimioterapisë dhe dua që ta japim këtu këtë mesazhin se të gjitha këtu janë nëna, janë gra. Kam pasur një person vetë me këtë sëmundje, kështu që është shumë shumë e vështirë dhe në ato momente, unë atë mendova”, u shpreh e përlotur.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!