Përleshje të përgjakshme në kampin palestinez, 6 të vdekur dhe 13 të plagosur

schedule09:24 - 14 Shtator, 2023

schedule 09:24 - 14 Shtator, 2023

Gjashtë persona u vranë në përleshjet në kampin e refugjatëve palestinezë Ain el Helueh në Liban, pavarësisht armëpushimit të shpallur të hënën, pas ditësh luftimesh vdekjeprurëse midis ekstremistëve islamikë dhe ushtarëve të Fatahut.

Sipas drejtorit të komunikimit të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në Liban, Imad Halak, gjashtë persona u vranë dhe 13 u plagosën.

Fatah i presidentit palestinez Mahmoud Abbas dhe grupi islamik Hamas ishin zotuar të mbanin një armëpushim në kampin, më i madhi në Liban.

Që nga 7 shtatori, të paktën nëntë persona janë vrarë dhe më shumë se 85 janë plagosur, përfshirë civilë, sipas të dhënave të publikuara sot nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze.

Zyrtarë të lartë palestinezë, duke përfshirë Azzam al-Ahmad të Fatahut dhe Musa Abu Marzouk të Hamasit, u takuan të martën në mbrëmje në ambasadën palestineze në Bejrut.

Në deklaratën e përbashkët që lëshuan sot, ata theksojnë se “u angazhuan të respektojnë armëpushimin” dhe të koordinojnë veprimet e tyre me qeverinë libaneze.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!