Përleshje të dhunshme mes policisë dhe studentëve në Bangladesh, 39 viktima dhe 700 të plagosur

schedule08:31 - 19 Korrik, 2024

schedule 08:31 - 19 Korrik, 2024

Përleshje të dhunshme mes policisë dhe studentëve protestues në Bangladesh, ku mbi 700 persona u plagosën në 26 nga 64 rrethet e vendit.

Protestat e studentëve kundër rregullave të punësimit në shërbimin civil kanë shkaktuar 39 të vdekur deri më tani, ku vetëm ditën e sotme janë regjistruar 32 viktima, ndërsa u plagosën 104 policë dhe 30 gazetarë.

“Protestuesit vunë zjarrin dhe kryen vandalizëm kundër zyrave të televizionit shtetëror BTV dhe agjencisë kombëtare të menaxhimit të fatkeqësive, si dhe kundër ndërtesave “të ndryshme” të policisë dhe qeverisë”, tha policia.

Kanalet televizive të lajmeve në Bangladesh ishin jashtë transmetimit dhe telekomunikimet u ndërprenë gjerësisht të premten.

Autoritetet kishin ndërprerë disa shërbime celulare të enjten në përpjekje për të shuar trazirat, por ndërprerja u përhap në të gjithë vendin të premten në mëngjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!