Gjashtë palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe në Rripin e Gazës, ndërsa 30 persona janë plagosur. Një tjetër i ri palestinez u vra gjatë një sulmi izraelit në Jeriko të mërkurën në mëngjes.
I gjashti u vra gjatë demonstratave të dhunshme të martën në mbrëmje pranë gardhit ndarës Gaza-Izrael.
Të martën në mbremje u raportuan luftime intensive në kampin Jenin, një bastion i militantëve palestinezë, ku ushtria izraelite nisi operacionin e saj më të madh në vite në Bregun Perëndimor në korrik.
Të 6 palestinezët e vrarë ishin të rinjt rreth të 20-tave, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë.
/abcnews.al