Përleshje në burgun e Kumanovës

schedule19:36 - 12 Korrik, 2021

schedule 19:36 - 12 Korrik, 2021

Një përleshje mes të dënuarve ka ndodhur në burgun e Kumanovës, në Kshanje.

Mediat në Maqedoni shkruajnë se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa nga përleshja fizike me mjete të forta mes tetë të burgosurve, katër janë lënduar.

“Përleshja ka ndodhur midis tetë personave, katër prej të cilëve morën lëndime nga mjete të forta, përfshirë një polic i burgut” njoftoi drejtoria e burgut të Kumanovës.

Të plagosurit janë transportuar në spital, ndërsa kanë nisur hetimet për rastin./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!