Përleshje masive në Zvicër, mes 100 të rinjve të përfshirë edhe shqiptarë

schedule12:10 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 12:10 - 13 Dhjetor, 2021

Gazeta “Blick” raporton se në rrahje janë përfshirë 100 persona, në mesin e tyre edhe disa shqiptarë.

Një i ri ka thënë për “Blick” se disa nga personat e përfshirë në përleshje kanë përdorur thika e shkopinj bejsbolli.

Ndërsa, policia e Bazelit ka treguar se deri te rrahja ka ardhur pas një konfrontimi verbal mes dy grupeve rivale, pas një debati fillimisht verbal kanë ndodhur sulme të ndërsjellta, ku u përfshinë rreth 100 persona.

Përleshjet më vonë u zhvendosën nga Eishalle në stacionin e trenit. Me të ardhur zyrtarët policorë pjesëmarrësit në rrahje ikën në drejtime të ndryshme.

“Për sa kemi informata bëhet fjalë për grupe të rinjve, që identifikohen me rajonin Thierstein SO dhe me atë Laufental BL. Me sa dihet, dy grupet janë grupe të rinjsh”, ka thënë policia.

Nga policia kanë thënë se nuk kanë ende dijeni për arsyet që kanë çuar në përplasje mes dy grupeve. Ajo është në kërkim të dëshmitarëve./Gazeta Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!