Përleshje masive në parlamentin afrikan, deputetët rrahin ministrin

schedule10:41 - 21 Dhjetor, 2021

schedule 10:41 - 21 Dhjetor, 2021

Tensione mes ministrave dhe deputetëve të opozitës janë regjistruar në seancën plenare të parlamentit afrikan në Gana.

Mediat e huaja bëjnë me dije se një përleshje masive shpërtheu mes deputetëve e zyrtarëve qeveritarë mbrëmjen e së hënës, në Kuvendin e Ganës përderisa po zhvillohej debati për një taksë ndaj transaksioneve elektronike, çështje që i ka përçarë ligjvënësit.

Taksa prej 1.75 për qind, e cila do t’i prekte pagesat e kryera përmes telefonit, është kundërshtuar ashpër nga opozita që nga muaji i kaluar, kur u propozua për herë të parë, dhe e ka mbajtur pezull miratimin e buxhetit kombëtar.

Ndërkohë nga pamjet duket momenti kur deputetët vrapojnë drejt foltores, pasi kryetari Alban Bagbin sugjeroi se taksa do të debatohet dhe do të votohet sipas një procedure të përshpejtuar. Disa sulmuan me grushte e shpulla, ndërsa të tjerët mundoheshin që t’i qetësonin personat gjaknxehtë.

Ndërkohë ministri i Financave, Ken Ofori-Artta, pretendon se taksa do të siguronte 1.15 miliard dollarë në të ardhura gjatë vitit 2022. Sidoqoftë, ata që po e kundërshtojnë këtë masë thonë se ajo i prek në mënyrë të pabarabartë personat me të ardhura të ulëta dhe ata që janë jashtë sistemit formal bankar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!