Përleshja e tifozëve në stadium, pushohen nga puna disa zyrtarë të qeverisë

schedule13:05 - 7 Mars, 2022

schedule 13:05 - 7 Mars, 2022

Individët e parë të sanksionuar mbi trazirat e dhunshme në ndeshjen e futbollit meksikan midis Gallos Blancos dhe Atlas janë pesë zyrtarë të qeverisë shtetërore, të urdhëruar nga guvernatori i Queretaros, Mauricio Kuri.

Kuri pezulloi Drejtorin e Operacioneve të Policisë, Leonardo Flores Mara,njeriu në krye të fushës, Isaac Perez Infante, një oficer policie, Agustin Martinez Ortiz, kreu i Menaxhimit të Riskut për Koordinimin Shtetëror të Mbrojtjes Civile, Carlos Alberto Toscano Mendoza dhe Koordinatori i Eventit dhe komisioneri i ndeshjes që u zhvillua më 5 mars, Carlos Mendoza Martinez.

Pezullimet ishin një urdhër i drejtpërdrejtë nga zyra e guvernatorit të Queretato-s si pjesë e veprimeve të ndërmarra për të parandaluar që një tragjedi e ngjashme të mos përsëritej.

Sekretarja e Shtetit Guadalupe Murguia njoftoi anulimin e shërbimit të kompanisë G.E.S.K9, e cila jepte detaje sigurie për stadiumin La Corregidora dhe gjithashtu kishte disa kontrata qeveritare. Autoritetet nuk kanë bërë ende asnjë arrestim të personave të përfshirë në trazirat e dhunshme, por hetimet janë duke u zhvilluar për të gjetur autorët.

Zyrtarët e ekipit të Queretaro nuk kanë dhënë ende ndonjë deklaratë për autoritetet, por ata pritet të ndihmojnë hetimin duke siguruar pamjet video nga incidenti. Liga meksikane, Liga MX, gjithashtu hapi një hetim dhe pezulloi stadiumin La Corregidora deri në aplikimin e një sanksioni përfundimtar./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!