Perlë nga libri i Historisë, lagjja e miliarderëve në Tiranë iu paraqitet fëmijëve si model i fshatit shqiptar

schedule10:13 - 16 Tetor, 2021

schedule 10:13 - 16 Tetor, 2021

Futja e altertekstit e ka shkundur nga themelet arsimin fillor. Ndërkohë që vogëlushët përballen çdo ditë me “mufka” të autorëve të ndryshëm, herë pas here ato bëhen virale edhe në rrjetet sociale dhe mediat online duke na bërë të kuptojmë emergjencën kombëtare sa i parkët arsimit.

Një “mufkë” e ngjashme gjendet edhe në librin e Historisë së klasës së katërt të shkollave 9-vjeçare në vend.

Teksa rreken t’u shpjegojnë fëmijëve se çfarë është fshati, autorët e librit Roland Gjini dhe Liljana Melani Gjini nuk janë lodhur shumë për të gjetur një foto të një fshati të vërtetë, por i janë referuar lagjes së VIP-ave në periferi të Tiranës.

Libri i Historise, klasa IV, me autor Roland Gjini dhe Liljana Melani Gjini

Lagjja në fjalë njihet edhe si fshati i miliarderëve shqiptarë, gjë që ka mjaftuar për autorët e librit t’ua ofrojnë fëmijëve si shembull.

Por çfarë shkruhet në tekstin që shoqëron këtë foto?

Dikur fshatrat qeveriseshin si komuna, ku disa fshatra përbënin një të tillë. Ditën e sotme ato janë bërë pjesë e bashkive të mëdha. Drejtuesit e bashkive për t’u kujdesur për fshati, caktojnë një administrator. Rruga automobilistike të çon drejt e në qendër të fshatit. Me rrugë të asfaltuara ai lidhet jo vetëm me qytetin, por edhe me fshatra të tjera. Pothuaj të gjitha shtëpitë e fshatit janë bërë të reja. Në qendër të fshatit është shkolla dhe qendra shëndetësore. Banorët atje janë dashamirës edhe me çdo kalimtar. Fshati është vërtet i bukur dhe atje jetohet mirë”.

Ky nuk është rasti i parë kur autorë të ndryshëm, në mungesë të plotë të kontrollit orientojnë gabim fëmijët. Më herët në libra janë hasura gafa të tjera të ngjashme duke e bërë domosdoshmëri një kontroll më të fortë nga autoritetet përgjegjëse. /abcnews.al