“Perlë” e Lamine Yamal, Spanja vendos baraspeshën në Mynih

schedule21:22 - 9 Korrik, 2024

schedule 21:22 - 9 Korrik, 2024

Më në fund gjeti atë që meritonte. Pas plot pesë ndeshjesh, ku arriti të asistojë shokët e tij të skuadrës në 3 raste, tashmë “ylli” spanjoll, Lamine Yamal ka arritur të gjejë golin e parë në Euro 2024, duke vendosur baraspeshën në “Allianz Arena”, të Mynihut.

Një goditje perfekte e talentit “Katalanas” përplaset fillimisht me shtyllën për të përfunduar mrekullisht në portën e Maignan. Realizimin perfekt. Rezultati shkon në 1 me 1. /i.m /abcnews.al