Perlat Kapisyzi ka dhënë dorëheqjen nga posti i Drejtorit të spitalit “Shefqet Ndroqi”, i cili për disa muaj ka shërbyer edhe si COVID-2.
Gazetarja Ema Shazivari raporton për ABC se në vend të tij është komanduar Prof.Dr. Silvana Bala.
Nuk dihen ende arsyet e dorëheqjes së Kapisyzit.
Kush është Prof.Dr. Silvana Bala
Bala mban detyrën e Shefes së Shërbimit Universitar Pneumologjik që prej vitit 2011 deri më sot.
Ajo mori gradën “Doktor i Shkencave” në vitin 2003, ndërsa në vitin 2015 mori titullin “Profesor”. Drejtoresha e re e “Sanatoriumit” është pedagoge e Sëmundjeve të Brendshme në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë.
/abcnews.al