“Perla e Dele Alli nuk ka nevojë për koment”, Mourinho nuk i kursen elozhet

schedule09:59 - 25 Shkurt, 2021

schedule 09:59 - 25 Shkurt, 2021

Tottenham po vuan në kampionat, teksa ndryshe është situata në Europa League. Ekipi i Jose Mourinhos fitoi 4-0 përballë Wolfsberger dhe siguroi kualifikimin në raundin e 1/8 pasi kishte fituar 1-4 edhe ndeshjen e parë.

Sfida u zhbllokua nga Dele Alli, i cili realizoi një gol fantastik me roveshatë. Fantazisti qëndroi 18 ditë jashtë fushave për shkak të një dëmtimi të pësuar në tendinë, por po e merr veten gradualisht. “Special One” nuk i kurseu elozhet për golin që realizoi anglezi.

Nuk është e nevojshme të flas për golin e Dele Alli, të gjithë e panë dhe besoj se do transmetohet gjatë në kanalet sportive në gjithë botën. Nuk vlen të komentosh një finalizim dhe ekzekutim të tillë. Rëndësi ka ndeshja që luajti.

Në përgjithësi, Dele zhvilloi një takim të mirë nga çdo pikëpamje. Padyshim që i mungon freskia fizike. Dallohet që niveli i tij bie pas minutës së 60-të, por është normale duke marrë parasysh rrethanat në të cilat ndodhet.

Dëmtimi i pësuar dhe humbja e seancave stërvitore për një kohë të gjatë kanë ndikimin e vet. Po luajmë çdo tre ditë dhe është fantastike që e kemi sërish në dispozicion në të tilla nivele“, theksoi trajneri i njohur portugez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!