Përkujtohet ditëlindja e heroit kombëtar/ Lezhë, aktivitete në Memorialin e Gjergj Kastriot Skënderbeut

schedule15:33 - 6 Maj, 2024

schedule 15:33 - 6 Maj, 2024

Kjo e hënë e 6 majit shënon 619 vite nga lindja e heroit kombëtar.

Në Lezhë ditëlindja e Gjergj Kastriot Skënderbeut është përkujtuar përmes disa aktiviteteve.

Në memorialin kushtuar heroit kombëtar u mblodhën përfqësues të pushtetit vendor, historianë dhe nxënës të shkollave.

Edhe pse kujtohet çdo 6 maj në ditën e Shëngjergjit, historian Paulin Zefi thotë se ditëlindja e heroit kombëtar nuk është e sigurt.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Heroi Kombëtar i Shqipërisë vulosi me veprat e tij rezistencën kundër turqve pushtues në shekullin e 15. Ishte personaliteti më i madh politik dhe ushtarak i kohës së tij. U njoh si komandant i të gjitha fiseve Shqiptare dhe mbrojtës i Krishterimit./abcnews.al