Përkujtohen viktima e komunizmit/ Tepelenë, nderohen vuajtjet e të dënuarve në ish-kampin e internimit

schedule14:13 - 23 Gusht, 2023

schedule 14:13 - 23 Gusht, 2023

Sot ka vetëm godina të rënuara e qiparisa të mbjellë për shpirtrat e atyre që humbën jetën por dikur ky kamp ishte vendi ku vuajtën, vdiqën dhe u zhdukën qindra persona,

Gasper Gjokmarkaj shkeli në kampin famkeq të Tepelenës kur ishtë 7 vjeç kapëur përdore më vëllain dhe gjyshen e tij.

Është 80 vjeç por cdo ditë të katër viteve që jetoi në këtë kamp i ka të ngulitura në kujtesë.

Një tjetër i mbijetuar Gjok palokaj kujton kushtet e vështira, çnjerëzore, që u morën jetën qindra fëmijëve.

Në ditën europiane të Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare ata që mbijetuan rikthehen në ish-kampin e internimit për të kujtuar e nderuar.

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Bashkia Tepelene synojnë ta bëjnë kampin një ndër sitet historike të vizitueshme gjerësisht, për të rrëfyer një histori të gjatë shtypjeje dhe mbijetese.

Kampi i Tepelenes funksionoi nga maji i vitit 1949 deri në fundin e vitit 1953. Aty u internuan rreth 1 mijë e 500 familje gjithsej 3 mijë e 380 vetë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!