Deti Adriatik pritet të përfshihet nga një mot i paqendrueshëm përgjatë dy ditëve në vijim. Përkeqësimi i motit është njoftuar nga Drejtoria e Përgjitshme Detare.
Kjo situatë sipas drejtorisë detare e bën të pafavorshëm lundrimin e të gjithë anijeve në det të hapur.
Për këtë arsye u është kërkuar pronarëve të mjeteve detare, operatorëve në portin e Durrësit, që të bëjnë kujdes përgjatë 48 orëve në vijim. Drejtoria Detare iu bën thirrje të gjithë subjekteve që operojnë në fushën e detarisë të rrisin shkallën e gatishmërisë së ekuipazhit në mjete.
Ndërkohë që kërkon pezullimin e të gjjthë mjeteve lundruese që nuk përballojnë këto kushte atmosferike. /abcnews.al