Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përjashtimi i Berishës, dokumenti që po firmosin demokratët thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së

schedule22:09 - 29 Shtator, 2021

schedule 22:09 - 29 Shtator, 2021

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka nisur të mbledhë firmat e nevojshme për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku pritet të shqyrtohet vendimi i Lulzim Bashës për përjashtimin e tij nga grupi i PD-së.

ABC ka siguruar dokumentin që po shpërndahet mes demokratëve dhe që po firmoset për të arritur numrin e nevojshëm 1500 nënshkrime, për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Ndonëse Lulzim Basha ua ka bërë të qartë Berishës dhe mbështetëseve të tij se nuk do të lejojë që të mblidhet Kuvendit Kombëtar, për të shqyrtuar një vendim që kundërshton SHBA,ata  po vijojnë betejën e tij ku synon ndryshime në statut, vendimmarrje sipas ndryshimeve statutore si edhe përcaktimin e aksionit opozitar të PD-së.

Kujtojmë se që prej 9 shtatorit ku u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së, Sali Berisha i ka shpallur “luftë” politike Lulzim Bashës, për të cilin ka kërkuar falje që e ka mbështetur në krye të PD-së ndërsa ka thënë se ai tashmë nuk duhet të quhet më  kryetar i PD-së por ish-kryetar. Sikur të mos mjaftonte mos njohja e Bashës si kryetar, Berisha madje e ka akuzuar atë për bashkëpunim me Edi Ramën për copëtimin e PD-së.

Edhe sot teksa ishte në “Foltore” në qytetin e Durrësit, Berisha hodhi akuza ndaj Bashës duke thënë se duhet të ishte larguar me kohë nga kryesimi i PD-së.

Përmbajtja e fletës së votimit:

“I/E shqetësuar për gjendjen e rëndë të demokracisë së brendshme të Partisë Demokratike në kushtet e dhunimit flagrant të parimeve themelore, statutit dhe të forumeve të saj vendimmarrëse.

I/E bindur se mendimi dhe fjala e vota e lirë dhe respektimi  i statutit të PD dhe normave të tij janë vlera themelore mbi të cilat është ngritur Partia Demokracia dhe prerogativë e vetëangazhimit në një parti politike. Me besimin e plotë të kthimit në funksionalitet i forumeve vendimmarrësve të partisë është kush për rikthimin e besimit në fuqinë e votës dhe anëtarësisë.

Me shpresë se rivalitizimi i aksionit opozitar të Partisë Demokratike do të shënojë hapin vendimmarrës për kthimin e saj si forcë politike që gëzon mbështetjen e shumicës së qytetarëve shqiptare, në bazë të nenit 43 pika 2 të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, kërkoj mbledhjen e kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, me rend dite si më poshtë”

-Miratimin e ndryshimeve statutore sipas propozimeve konfrom nenit 43/4 dhe 60 të statutit të PDSH për rivendosjen dhe garantimin e demokracisë në vendimmarrjen në forumet e Partisë Demokratike. Analiza e qëndrimeve të kryetarit Basha ndaj parimeve themerole e normave të statutit dhe ndaj Forumit të Partisë Demokratike.

-Vendimmarrje sipas ndryshimeve statutore dhe thirrja e referendumit të anëtarëve të Partisë Demokratike për të miratuar vendimin e kuvendit kombëtar të PD

-Përcaktimi i aksionit politik opozitar të Partisë Demokratike të Shqipërisë

-Të ndryshme

Kuvendi Kombëtar do të mbahet në ambientet e Pallatit të Kongreseve, dhe në rast pamundësie në ambientin që do të përcaktohet në njoftimin publik, që do të kryhet për këtë qëllim, nga anëtari i Këshillit Kombëtar, deputeti Sali Berisha”, shkruhet në dokument. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!