Përjashtimi i Berishës, Basha: Ndihem i përligjur dhe i çliruar, krizën e ka me SHBA-në jo me PD-në

schedule21:24 - 16 Dhjetor, 2021

schedule 21:24 - 16 Dhjetor, 2021

Teksa e ka quajtur Kuvendin e ish-kryeministrit Sali Berisha një tubim, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se në PD nuk ka krizë legjitimiteti. Kriza e Berishës sipas Bashësh nuk është me PD por me SHBA-në. Basha u shpreh se është ende kryetar i partisë, pavarësisht vendimit të marrë në Kuvendin e 11 dhjetor për ta shkarkuar. Sipas tij një tubim si ai mund ta thërrasë edhe Edi Rama e Tom Doshi dhe të ndërrojnë vulat e PD-së.

Unë jam kryetar i PD i zgjedhur nga anëtaret. Jam kryetari i opozitës, kam një betejë të vështirë për të udhëhequr. Nuk ka pasur Kuvend në 11 dhjetor, ka patur një tubim që mund ta thërriste edhe Tom Doshi, nesër mund ta thërrasë edhe Edi Rama, Ilir Meta. Gjithçka është një manipulim. Në disa momente kyçe procesi i tubimit nisi me faull dhe mbaroi me faull. Ata që mbyllën firmat në kasaforta duhet të procedoheshin dhe pastaj mbaroi me skena ku shtypeshin ato butonat apo ato të manipulimit të votave në kuti. Nuk ka krizë legjitimiteti në PD ka një krizë legjitimitet të Berishës me SHBA që kanë shpallur non grata, ka një lëvizje të Berishës për tju imponuar demokratëve dhe për të marrë peng demokratët”, tha Basha në “Open”.

Kreu i PD tha se me përjashtimin e Berishës nga grupi i PD, pas kërkesës së SHBA e cila e ka shpallur “non grata”, ndihet i përligjur dhe i çliruar nga barra e të shkuarës.

Ne s’jemi pakicë, sepse vendos se me çfarë metri e mat. Shumica e demokratëve duan largimin ne Ramës. Unë ndihem jo vetëm i përligjur me vendimin që kam marrë për Berishën por me më shumë shpresë sepse ndihem i çliruar nga barra e të kaluarës. Nuk kishte Kuvend me datë 11, në momentin më kyç si po verifikoheshin nëse ishin ose jo delegatë”, tha Basha. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!