Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Periudhë “divorcesh” te Prishtina, largohet edhe Kristi Vangjeli

schedule11:03 - 4 Dhjetor, 2021

schedule 11:03 - 4 Dhjetor, 2021

Besart Berisha ishte i pari, pastaj e pasoi Kristi Vangjeli. Mbrojtësi korçar e mbyll vetëm pak muaj pasi firmosi me korçarët dhe del lojtar i lirë.

“FC Prishtina dhe mbrojtësi Kristi Vangjeli e kanë ndërprerë kontratën me mirëkuptim.

Vangjeli zbarkoi te Prishtina para fillimit të edicionit dhe firmosi kontratë një-vjeçare, mirëpo me pajtimin e të dyja palëve u vendos që Vangjeli të largohet nga klubi më herët.



Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë dhe disa skuadrave evropiane, në dhjetë ndeshje në të gjitha garat regjistroi një asistim.

Futbollistit 36-vjeçar FC Prishtina i dëshiron shëndet e suksese”, njofton klubi kampion i Kosovës. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!