Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, është rikthyer dhe një herë të flasë për periudhën e tij te Manchester United. Ylli i kombëtares belge u kryqëzua nga kritikët kur luante për “Djajtë e Kuq” për performancën e tij të dobët, por në “San Siro” ka ndodhur krejt e kundërta.
“Një vit më parë unë isha në Angli. Unë isha “dembel, nuk vrapoja, nuk bëja këtë apo atë”. Këtu më konsiderojnë si lojtarin më punëtor. Mund të them se kam disa përmisime, por jam po i njëjti Rom”, deklaron bomberi për “The Times”.
“Nëse më shikoni nga një këndvështrim tjetër, do të shikoni të gjithë potencialin tim dhe çfarë mund të kisha bërë në Angli. Ata më quanin të avashtë, por jam unë i tillë? Atëherë si e kam shënuar atë gol kundër Shakthar Donetsk?
Po më thoni se tani që jam 27 vjeç jam më i shpejtë se kur isha 25? Kjo është ajo që dua të them,” mbyll Lukaku, i cili u shpall nga UEFA si lojtari më i mirë i vitit në Europa League sezonin e kaluar. /abcnews.al